Shërbimet tona
Çdo shërbim, me shije dhe përkushtim.
Torte të personalizuara
Ju ofrojmë torta dizajnuar me kujdes sipas idesë tuaj: nga ngjyrat, formatë dhe dekorimet e veçanta, tek shija që ju pëlqen më shumë. Çdo tortë është unikate dhe krijohet për t’i dhënë momentit tuaj atë prekje që e bën të paharrueshme.
Ambient familjar
Në pasticerinë tonë në Prizren ju mirëpresim në një ambient të ngrohtë e miqësor, ku mund të shijoni tortat tona bashkë me një kafe apo çaj të freskët. Është vendi i përshtatshëm për një ndalesë të shpejtë, një takim miqsh, ose për të zgjedhur tortën tuaj në qetësi.




Produkte të cilësisë së lartë
Sekreti ynë është i thjeshtë: përbërës të zgjedhur mirë, receta të rafinuara, përpunim i kujdesshëm. Kemi përkushtim ndaj shijes së balancuar, estetikës së pastër dhe prezantimit elegant, sepse e dimë që cilësia është ajo që bën ndryshimin.
Porosi online
Për t’ju kursyer kohë, ju mund të bëni porosi online në çdo moment ne Instagram, Facebook dhe TikTok. Jeni të ftuar të zgjidhni modelin, shijen dhe madhësinë nga koleksioni ynë, të konfirmoni në disa klikime dhe të merrni tortën gati në dyqanet tona!




